AKU penalizon rëndë një importues birre: Ka shkelur ligjin - Bota Sot
AKU penalizon rëndë një importues birre: Ka shkelur ligjin

Shqipëria

AKU penalizon rëndë një importues birre: Ka shkelur ligjin

Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:39
AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur inspektimet  në Pikat e Kalimit Kufitar, ne funksion të garantimit të ligjshmërisë dhe zbatimit të kërkesave ligjore në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Nisur nga bllokimi i një sasie prej 14.5 ton birrë “Paulaner” në Pikën e Inspektimit Kufitar për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe pas konfirmimeve të ardhura nga prodhuesi i birrës Paulaner mbi autenticitetin e certifikatës së analizave,  AKU Drejtoria Rajonale Durrës kontrolloi ligjshmërinë e importimit të birrës Paulaner nga subjekti “D…Shpk”.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “D…. Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues (Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, nuk ka numër identifikues, nuk ka numër Lott-i, nuk kanë të shënuar afatin e përdorimit të produktit si dhe çertifikatat e origjinës dhe certifikatat e analizës nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe).

Nisur nga shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat si më poshtë: Për importim produktesh në kundërshtim me ligjin u vendos masa administrative  “gjobë” me vlerën 1 000 000 lekë; për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200 000 lekë, subjektit iu ndalua tregtimi i sasisë prej 13 600 kanoçe birrë Paulaner (0.5 L), të gjendur gjendje, në magazinat e tij.

Për mungese dokumentacioni shoqërues, AKU urdhëroi subjektin që të tërheqë të gjithë sasitë e produktit te shpërndarë Birrë Paulaner i praktikave të importit të periudhës kohore (2018-2019) dhe kthimin e tij në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me vendosmëri kontrollin e zbatimit të ligjishmërisë  në zinxhirin ushqimor, ndalimin dhe denoncimin e çdo praktike abuzive tregtimi që deformojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme neë treg dhe dëmtojnë shëndetin dhe interesat e  konsumatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...