“Do të vras ty dhe fëmijët”, kërcënohet me jetë Ened Mato

Shqipëria

“Do të vras ty dhe fëmijët”, kërcënohet me jetë Ened Mato

Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:15
Ened Mato

Ened Mato është kërcënuar me vrasje. Themeluesi i ‘Ecovolis’ është kërcënuar pas denoncimit të bërë nga vetë ai për prerjen e pemëve pa kriter në malin e Korabit.

Një person i paidentifikuar e ka telefonuar Maton, ndërsa e ka kërcënuar se do e vrasë atë dhe femijët e tij.

Sakaq, ai e ka referuar rastin në polici, ndërsa nga ana e bluve po punohet për të zbuluar kush qendon pas këtij kërcënimi.

Kujtojmë se Ened Mato njihet ndyshe si njeriu që i ka dedikuar jetën biçikletës dhe ekologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat