Panari “Guna në rrëke”, tradita myzeqare në Seman

Shqipëria

Panari “Guna në rrëke”, tradita myzeqare në Seman

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:05
Panari Guna në rrëke

Veshjet tradicionale, gatimet, kabaja dhe këngët e vallet myzeqare, u prezantuan në panairin “Guna me rrëké”, që u zhvillua në zonën e Semanit. Për të dytin vit, bashkia e Fierit organizoi këtë festë që i dedikohet veshjes tradicionale të zonës, e cila ka arritur të identifikohet si veshja që përfaqëson nga pikëpamja etno-kulturore, gjithë krahinën e Myzeqese.

Trashëgimia dhe tradita e një zone të spikatur, u prit me shumë interes nga pjesëmarrësit në panair, ku ritualet e dasmës myzeqare u ndoqën edhe nga ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë.

Panairi “Guna me rrëké” është pjesë e projektit kulturor “Hajde dalim nga Myzeqeja” të bashkise së Fierit

“Prezenca e shumë të rinjve sot tregon që gjithë këto gjëra të mira po trashëfgohen brez pas brezi, po mbahen gjallë dhe sigurisht  dhe sigurisht janë gjëra që frymëzojnë edhe brezat më të rinj”, tha kreu i Bashkisë, Armando Subashi.

Pjesëmarrja masive e të rinjve dhe kurioziteti i tyre për traditat dhe vlerat kulturore të kësaj zone, ishte befasuese për  të pranishmit.

Gatimet tradicionale, dekori i veçantë, atmosfera që krijuan koloriti i veshjeve popullore, kabaja dhe këngët myzeqare, i dhëne këtij panairi përmasat e një feste të madhe në Myzeqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat