Rama - Basha pas protestës - Bota Sot
Rama - Basha pas protestës

Shqipëria

Rama - Basha pas protestës

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:49
Edi Rama, Lulzim Basha

Një ditë pas protestës së opozitës, Kryeministri Edi Rama i ka nisur edhe letrën e pestë publike kreut të opozitës Lulzim Basha. Në letër Rama njofton edhe shtyrjen më 1 qershor të mitingut çelës të fushatës, duke qenë se data e parapërcaktuar, 31 maji, përkon me protestën e ardhshme kombëtare të opozitës së bashkuar.

Përmes pyetjeve, Rama i vë në dukje Bashës se protestat nuk kanë ndryshuar asgjë.

Rama: A mos vallë më keni larguar mua dot? 
Po, kjo po, më keni larguar mbrëmë me balonat që merrnin me vete në qiell parrullën e lodhur “Rama ik”, nën tingujt ëngjëllorë të vuvuzelëve të paqes, teksa pllaka e gramafonit Tuaj rilajmëronte fundin e afërt të tiranisë me përkrahjen mbarëbotërore për largimin tim drejt qiellit, kurse fallxhorja Juaj i rrëfente popullit se në një filxhan amerikan ishte iluminuar mbi dhunën, që Zoti e dënon si shembëlltyrë të Djallit!

Rama  theksoi dhe një herë se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen në përputhje me Kushtetutën.

Rama: Nëse nuk ulemi në Tryezën e Dialogut edhe këto pak ditë që kanë mbetur, Ju mund të vazhdoni të lëshoni balona e të ndizni dritat e celularëve të shpresës se qielli do më përpijë mua, njësoj si balonat dhe nga qielli bum, do bjerë dhuratë për Ju fitorja që me votë meazallah se e arrini dot. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi.

Rama përmendi dhe deklaratat e ndërkombëtarëve, ku akuzoi opozitën për abuzime me mesazhet e dhëna.

Rama: E meqë ra fjala, ata miqtë gjermanë të Shqipërisë në partinë Tuaj simotër, bëni mirë t’i dëgjoni kur Ju sugjerojnë dialog pa kushte, e jo të abuzoni publikisht për të çoroditur dynjanë, duke spekulluar me opinionet e tyre krejt miqësore
Menjeherë pas letrës së pestë të kryeministrit,  reagoi kryetari i PD-së Lulzim Basha. Përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale, Basha ka shkuar se do të vijijë beteja për Demokracinë, të drejtat dhe liritë. 
Ai theksoi se sdo te ketë asnjë hap pas, por kujtoi se Forca e opozitës është  është bashkimi,qëndresa, dhe fitorja  e betejës për Shqipërinë si gjithë Europa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...