Edi Rama uroi publikisht Erjon Braçen për fitoren e Partizanit! Olsi Rama: S`më erdhi inat

Shqipëria

Edi Rama uroi publikisht Erjon Braçen për fitoren e Partizanit! Olsi Rama: S`më erdhi inat

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:25
Olsi Rama

Që kur Partizani u shpall Kampion i Shqipërisë në futboll, kureshtja për t`i njohur nga afër “demat e kuq” u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme!

Të ftuar në “E Diell” në Top Channel, drejtori i këtij klubi Olsi Rama, trajneri Skënder Gega dhe e gjithë skuadra e futbollistëve sollën një pjesë të emocioneve, mëse të merituara, nga marrja e këtij titulli, pas 26 vitesh dhe pasionet e tyre jashtë fushe!

Pyetjes nëse i erdhi inat që vëllai i tij, Kryeminstri Edi Rama uroi publikisht zv/kryeministrin Erjon Braçen për fitoren e Partizanit dhe jo atë, Olsi u përgjigj: Përkundrazi kam ndjerë shumë kënaqësi sepse Erjoni në të vërtetë është bërë pjesë e kësaj skuadre, sepse ka një pasion të jashtëzakonshëm, për futbollin.

“Duke qenë se është dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij në punët e qeverisjes, Erjoni sërish gjen kohën që të vijë në stadium për të mbështetur këtë ekip, për mua është një gjë e madhe dhe e falenderoj nga zemra, për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Partizanit, gjatë kësaj kohe dhe jam i gëzuar që ne ia shpërblyem në njëfarë mënyre. Unë e di sa i emocionuar ka qenë”, sqaroi me sportivitet Olsi Rama.

Fitorja e Partizanit do të përmbyllet sonte me një festë gjigante në Sheshin “Nënë Tereza” ku do të ketë të ftuar këngëtarë, humoristë dhe tifozët më të flaktë të kësaj skuadre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat