Basha: Evropa dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar

Shqipëria

Basha: Evropa dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar

Më: 26 maj 2019 Në ora: 20:01
Lulzim Basha

Përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha ka ritheksuar moton e betejës së opozitës së udhëhequr prej tij, që është Shqipëria si gjithë Evropa.

Në mesazhin e shoqëruar edhe me video nga protesta e fundit e opozitës, vetëm një ditë më parë, Basha thotë se Evropa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar.

“Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur në krim”, shkruan Basha.

Kreu i Partisë Demokratike shton se tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat