“Born to Ride”, Korça priti paradën e motoristëve - Bota Sot
“Born to Ride”, Korça priti paradën e motoristëve

Shqipëria

“Born to Ride”, Korça priti paradën e motoristëve

Më: 27 maj 2019 Në ora: 00:40

Shpesh gjatë lëvizjeve të tyre në grup, ata tërheqin vëmendjen me zhurmën që lëshojnë motorët. I bashkon pasioni dhe dëshira për adrenalinë, ndërsa udhëtojnë sa në një vend, në tjetrin, duke ofruar shpesh një spektakël të vërtetë.

300 motoristë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia janë bërë pjesë e edicionit “Born to Ride”, i cili u zhvillua për herë të parë në Korçë. Një parakalim që tërhoqi vëmendjen e të gjithë kalimtarëve nga zhurma që lënë pas dhe veçantia që i karakterizon, motoristët sollën një event të veçantë duke ndarë kështu me të gjithë pasionin e tyre.

Nisma për këtë organizim erdhi nga grupi i motoristëve korçarë, “Riders Legend”, ndërsa synimi është që ky të kthehet në një event të përvitshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...