Eurodeputetja e parë shqiptare në PE, Basha: Krenar dhe i lumtur për fitoren e Arba Kokalarit!

Shqipëria

Eurodeputetja e parë shqiptare në PE, Basha: Krenar dhe i lumtur për fitoren e Arba Kokalarit!

Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:42
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka rrëfyer në rrjetet sociale, entuziazmin e tij për fitoren e së parës eurodeputete shqiptare, Arba Kokalarit në Suedi. Në një mesazh në Fb, Basha tregon se e ka uruar menjëherë pas lajmit dhe se çfarë rëndësie ka kjo fitore:

"Të dashur miq, sapo urova në telefon, eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane! - shkruan Basha. - Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian! 

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!  Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat