Inspektimet e Inspektoriatit Shëndetësor, 20 mln lekë gjoba për muajin maj

Shqipëria

Inspektimet e Inspektoriatit Shëndetësor, 20 mln lekë gjoba për muajin maj

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:23
Foto

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur plot 131 gjoba gjatë muajit maj pёr shkelje tё rregullave higjeno-sanitare, pirje të duhanit në ambiente publike, shitje të alkoolit dhe pijeve energiike për të miturit, mungesë të dokumentacionit higjeno-sanitar,mungesë të licensës për ushtrimin e aktivitetit, ngarkesë mikrobiale të ujit të pijshëm, pengim inspektimi.

Në total vlera e gjobave shkon në 19 950 000 Lekё.

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kanë marrë gjithashtu 6 vendime të ndërmjetëm për mbyllje të përkohshme të aktivitetit dhe janë bërë 243 paralajmërime dhe lënie detyrash.

Gjatë kësaj periudhe janë vendosur:

-52 masa pёr moszbatim tё Ligjit nr. 9636 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

-59 masa pёr moszbatim tё Ligjit 9518 “Për mbrojtjen e të miturve nga alkooli, pijet energjike dhe pijet e gazuara me sheqer të shtuar” .

-20 masa për mosrrespektim kushtesh higjeno-sanitare.

Në total janë 1693 inspektime dhe 219 ri-inspektime të realizuara në terren  gjatë periudhës 1 – 26 maj 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat