Atentati në Vlorë, 15 të shoqëruar dhe pista e Policisë

Shqipëria

Atentati në Vlorë, 15 të shoqëruar dhe pista e Policisë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:11
Eno Mata

15 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës në lidhje me atentatin që tronditi Vlorën. Personat e shoqëruar po pyeten dhe po hetohen nëse kanë lidhje me ngjarjen ku 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli mbeti i vrarë ndërsa Eno Mata mbeti i plagosur. Policia pistë kryesore të hetimeve ka një vrasje të një avokati në Greqi, ku ndër të dyshuarit për vrasjen e tij është edhe Eno Mata. Edhe vetë Mata pas plagosje ka deklaruar se tentativa për ta vrarë mund të ketë ardhur nga Greqia për shkak se ai ngatërrohet me një anëtar të një bande në shtetin fqinj.

I plagosur i atentatit në Poro të Vlorës, Eno Mata ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm ku miku i tij Sotiraq Mëhilli mbeti i vrarë. Ai shprehet se porosia për vrasjen e tij është bërë nga Athina pasi në Greqi, Mata akuzohohet për vrasjen e një avokati grek. “Unë nuk kam bërë asnjë vrasje, vetëm kamë bërë vjedhje në bankë. Jam dënuar për këtë punë. Atje më kanë ngatërruar me një anëtar të një bande. Prandaj më kanë qëlluar”,-është shprehur Eno Mata. Më pas ai ka thënë se autorët që kanë qëlluar në drejtim të tij dhe shokut të tij kanë dalë nga një ferrë ku ishin fshehur.

Banorët e fshatit Poro janë tronditur nga atentati. Sipas tyre të dy djemtë ishin me sjellje të mirë në fshat. Ata tregojnë se i njihnin dhe nuk kishin sjellë probleme për komunitetin ku jetonin. “Nuk e njihja si fytyr viktimën. Familje shumë e mirë. Babai i ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Ndërsa Eno Mata thonë se ka jetuar në Greqi. Andej nuk e di si është sjellur. Tani e morëm vesh në mëngjes. Janë familje shumë të mira. Eno është rritur këtu familje shumë e mirë”,-ka deklaruar një banore e fshatit Poro.

“I njihja të dy. Shumë të sjellshëm djem në punë të tyre punëtor. Njëri nga ata vetëm të jëmën ka. Po vija me qumështin dhe thërrita. Pashë policinë aty. Nuk e di për të shtëna. Punë bujqësie merreshin. Familjen e ka në Greqi Eno Mata. Nuk di gjë, ai ka qënë këtu kemi patur muhabet, djal i sjellshëm. Prindërit i ka të mirë”,-është shprehur një banorë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat