Helmet e rrezikshme në Shqipëri shiten online

Shqipëria

Helmet e rrezikshme në Shqipëri shiten online

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:24
Foto

Kreu i qeverisë Edi Rama disa ditë më parë prezantoi propozimet per ndryshimet e Kodit Penal për sa i përket sigurisë ushqimore.

Edhe pse ligji ashpërsohet duket se abuzuesit nuk i trembën. Pesticidet e rrezikshme, të cilat nuk janë pjesë e listës së medikamenteve bujqësore të miratuar nga Ministria e Bujqësisë tashmë nuk tregtohen vetëm nën banakë nga farmacistët, por i gjen fare lehtë edhe në web-sitet shqiptare.

Top Channel bëri një kërkim të thjeshtë në internet dhe ajo që zbuloi është që kjo faqe agronomie tregton 6 helme të rrezikshme. Teknologjia duket se ka arritur të perfeksionojë kontrabandën dhe mënyrën e tregtimit.

Me anë të këtij kontrolli zbulon shkelsin e ligjit që shet helme kontrabandë, pasi në të është shënuar edhe adresa e abuzuesit. Kjo formë tregtie vendos në rrezik sigurinë ushqimore.

Janë inspektorët e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit ata që duhet të kujdesen për konsumatorin. Tashmë puna e tyre duhet nuk duhet të jetë vetëm në terren, por edhe në faqet e internetit.

Insekticidi Nurelle-d , herbicidet Amok0g, Damine 500 SL dhe fitohomonet maxim, neo-stop, lumakidn nuk janë pjesë e listës së pmb-ve, por pavarësisht kësaj ato gjenden në tregun e helmeve bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat