KQZ rrëzon KZAZ-në dhe regjistron kandidatët për këshilltarë të Bindjes në Libohovë

Shqipëria

KQZ rrëzon KZAZ-në dhe regjistron kandidatët për këshilltarë të Bindjes në Libohovë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:15
Fabian Topallaj

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot rrëzimin e vendimin të KZAZ-së nr 79 të bashkisë Libohovë, për mosregjistrimin e kandidatëve nga lista shumëemërore të partisë Bindja Demokratike, për shkak te mungesës së dokumentacionit.

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj, pretendoi se dokumentacioni është dorëzuar i plotë në KQZ, brenda afatit.

Pas kontrollit në protokollin e KQZ, dokumentacioni i munguar u gjet dhe KQZ mori vendim qe të detyrojë KZAZ nr 79 që të regjistrojë listën shumëemërore për Këshillin Bashkiak të Bindjes Demokratike për Bashkinë Libohovë.

Zguri kërkoi sërisht kthimin ne Kuvend të mandatit të Andi Përmetit dhe deklaratës së Lefter Kokës, pasi sipas tij regjistrimi i Bindjes Demokratike nuk është në përputhje me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat