Sali Berisha tregon kush e shndërroi Vlorën në kryeqytet të vrasjeve në Evropë

Shqipëria

Sali Berisha tregon kush e shndërroi Vlorën në kryeqytet të vrasjeve në Evropë

Nga: N.Sh Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:17
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin aktual shqiptar Edi Ramën se e ka shndërruar Vlorën në një kryeqytetet të vrasjeve, pengmarrësve dhe zhdukjes në Evropë.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, thotë se, Edi Kristaq, si ç e quan ai, Ramën e ka shndërruar perlën e Mesdheut në kryeqytet të vrasjeve.

Sipas tij, në këto vitet të Ramës, në Vlorë qindra djem, burra të saj u ekzekutuan.

Ja postimi i plotë:

Edvin Kristaq Krimi shndedrroi Vloren ne kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve ne Europe.

Miq, Vlora, perla e Mesdheut eshte shnderruar tani si kurre ndonjehere me pare nga narkodeputeti i saj dhe kreu i meduzes Edvin Kristaq Krimi ne kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve, zhdukjeve, varrosjeve ne thellesi te detit apo tretjes ne vaskat me acid, te Shqiperise dhe Europes.

Keto vite te Edvin Kristaq Krimit qindra djem, burra te saj u ekzekutuan ne arat apo magazinat e hashashit, ne rruget, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhduken te mbytur nga duar kriminale ne thellesit e detit, u dogjen te gjalle apo u treten ne vaskat me acid per te mos patur nje varr ne kete bote.

Te gjitha keto nga banda mizore te lidhura si mishi me thoin me pushtetaret lokal dhe narkoqeveritaret horra me ne krye Edvin Kristaq Krimin.

Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen ne lartesine e trimerise dhe virtuteve te tyre, te ndeshkojne dhe te shpallin nongrata monstren qe me politikat dhe lidhjet e tij te krimit krijoi ne Vlore nje klime horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash, te cilen vlonjatet nuk e ka njohur as ne koherat e pushtimeve me te egra.

Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen me guxim ne protesta te fuqishme dhe te çlirojne qytetin e tyre nga narkoqeveritaret horra dhe bandat e tyre qe pasurohen çdo dite mbi gjakun, jetet e humbura, te te rinjve te vrare, te zhdukur, te mbytur apo te shkrire ne acid te saj. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat