Ushqime me pesticide dhe të skaduara, 124 denoncime nga konsumatorët

Shqipëria

Ushqime me pesticide dhe të skaduara, 124 denoncime nga konsumatorët

Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:46
Foto

124 denoncime janë depozituar pranë Qendrës së Mbrojtjes së Konsumatorëve përgjatë 5 muajve të parë të këtij viti. Shqetësimet e qytetarëve lidhen kryesisht me pesticidet e përdoruara në perime apo ushqime që përdoren tej afateve të skadencës.

Hasan Stafa: Kemi një denoncim të para dy ditëve, akoma të pakonfirmuar zyrtarisht, që prodhohet sallam dhe shitet 2400 lekë një kg. Duhet ndaluar, ushtruar kontroll dhe të bëhet ndalimi i aktivitetit. Minimalisht një produkt shtazor apo nënprodukt shtazor kurrë nuk mund të dalë me këtë kosto.

Kryetari Hasan Stafa thotë se janë vendosur 14 gjoba, ndërsa 2 kompani për shkak të abuzimeve janë kallëzuar në prokurori.

Hasan Stafa: Vajin e palmës që e importon një firmë serioze nga Ukraina, të spekulosh në atë farë mënyrë konsumatori kurrë nuk mund të jetë i qetë dhe kurrë nuk mund të jetë i sigurt. Një pjesë e tregut formal apo informale nuk i ruajnë në kushtet e domosdoshme sepse çdo produkt ka disa kushte ruajtje. Duhen vende të përshtatshme, nuk duhen në diell, afër rrugës kryesore.

Denoncimet më të shumta kanë ardhur nga Tirana, Berati, Lushnja dhe Fieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat