Mbarojnë kandidatët në listat e opozitës

Shqipëria

Mbarojnë kandidatët në listat e opozitës

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:18
Selia, PD-së

Listat e Partisë Demokratike për deputet për zgjedhjet parlamentare të 2017 janë drejt shterimit. I vetmi që ende pritet të marrë një vendim pas njoftimit të bërë nga KQZ është Arian Kariqi në listat e qarkut te Elbasanit. Ndërkohe nga listat e partisë tjetër të opozitës LSI ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit Ramadan Gjuzi, i fundit kandidat që është pjesë e listës se Tiranës duke u plotësuar kështu dhe të 17 vendet e ngelura bosh nga djegia e mandateve e kësaj force.

Nëse z. Kariqi do të pranojë të ulet në sallën e parlamentit si deputet në radhët e përfaqësueseve të dalë nga listat e demokratëve shkon në 24 vende të plotësuar nga 41 mandatë që kishte kjo force pas zgjedhjeve të 2017. Në këto kushtet në sallën e parlamentit mbeten bosh 17 karrige.

Por a mundet parlamenti të funksionojë  në 2 vitet e ardhshme deri në zgjedhjet e 2021 në kushtet kur nga 140 deputetë ka vetëm 123?

Tv Klan pyet ish kreun e KQZ Kristaq Kume, i cili thotë se kushtet që parlamenti të ketë 140 deputetë është vetëm në momentin e konstituimit.

Përfaqësues të opozitës kanë hedhur idenë e shpërndarjes se parlamentit nëse nuk plotësohen 140 kandidatet, por Kume shote se përveçse kushtetuta është e qartë në këtë rast, çdo opsion tjetre do te ishte i palogjikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat