Kuvendi bëhet me 122 deputetë, pranon mandatin edhe Ramazan Gjuzi i LSI

Shqipëria

Kuvendi bëhet me 122 deputetë, pranon mandatin edhe Ramazan Gjuzi i LSI

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:36
Pamje nga takimi

Java e re prodhoi një zhvillim të ri politik, shterimin e listave të kandidatëve pa arritur të plotësohen të plota vakancat e shkaktuara në Parlament nga djegia e mandateve në bllok nga PD-LSI.

Ramazan Gjuzi ishte kandidati i fundit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili me shprehjen e vullnetit për t’u bërë deputet ketë të hënë, jo vetëm ezauroi listën e kandidatëve të kësaj force politike, por edhe plotësoi numrin e plotë të ish-grupit parlamentar të drejtuar nga Monika Kryemadhi para vendimit ekstrem të djegies se mandateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat