Arratisen dy shqiptarë në burgun e Avlona-s në Greqi

Shqipëria

Arratisen dy shqiptarë në burgun e Avlona-s në Greqi

Më: 27 maj 2019 Në ora: 23:30
Ilustrim

Arratisen dy shqiptarë të burgosur në Greqi.

Sipas mediave greke, ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 21:40.

Shqiptarët janë arratisur nga burgu i Avlona-s.

Mësohet se një nga të burgosurit e arratisur, kapërceu së pari gardhin e burgut dhe më pas u përball me një polic që patrullonte jashtë.

Sipas mediave greke, oficeri i policisë qëlloi në ajër për ta paralajmëruar që të ndalojë por pa sukses.

Gjatë kësaj kohe një i burgosur i dytë kapërceu gardhin, goditi policin dhe arriti të largohet bashkë me shqiptarin tjetër.

Mediat greke thonë se të burgosurit shqiptarë janë përfshirë në të ashtuquajturën “Mafia e Burgjeve” të Korydallos.

Policia ka nisur punën për kapjen e dy shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat