LSI: Qeveria grabitje pa tender, prokuroria hesht

Shqipëria

LSI: Qeveria grabitje pa tender, prokuroria hesht

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:32
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,Petrit Vasili, akuzoi qeverinë se ka grabitur miliona euro pa tender. 

Sipas ish-deputetit, po mbahet sekret shpërdorimi me tenderat e rrugëve.

Vasili: Tenderat gjoja sekret por janë grabitje flagrante. Miliona euro të grabitura pa tender. Mbahet sekret shpërdorimi me tenderat e rrugëve. Sekret edhe ekranet me qira të drejtorisë së shërbimeve qeveritare. Sekret dhe paratë e sigurimit të ndërtesave. Qeveria llafazane bëhet memece për grabitjen e parave. Prokuroria hesht përpara krimit financiar. Prokuroria po vetësakrifikohet bashkë me qeverinë. Qeveria hesht edhe për 140 milion eurot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat