Kundër projektligjit për rininë: Qeveria të tërhiqet

Shqipëria

Kundër projektligjit për rininë: Qeveria të tërhiqet

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:20
Altin Hazizaj

Qeveria duhet të tërhiqet nga shqyrtimi parlamentar i projektligjit për rininë. Kjo është kërkesa që bën Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, duke nënvizuar se projektligji i heq të drejtën të rinjve për të përfituar shërbimet rinore.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri kërkon që qeveria të tërheqë nga shqyrtimi parlamentar projektligjin për rininë.

Sipas Altin Hazizaj ky projektligj lë tërësisht në harresë  rreth 700 mijë të rinj.

Hazizaj: U mohon njëherë e mirë të drejtën të rinjve për të përfituar shërbime rinore në të gjithë vendin. 139 mijë studentë dhe 116 mijë nxënës të arsimit të mesëm nuk do të kenë mundësi të marrin asnjë shërbim falas.

Hazizaj thotë se projektligji për rininë është në kundërshtim me Republikën e Shqipërisë.

Hazizaj: Vendos në mënyrë të pashpjegueshme kompetenca që duhet ti kenë vetë të rinjtë në kontroll në duart e kryetarëve të bashkive apo ministrave përgjegjës për rininë, duke dashur në mënyrë të qartë të vendosin të rinjtë nën diktatin politik të disa forcave politike.

Këshilli i Ministrave më 16 maj aprovoi projektligjin e rinisë, i cili pritet të kalojë për diskutim dhe miratim në Komisionet Parlamentare në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat