Një efektiv policie në kërkim për plagosjen në Sauk

Shqipëria

Një efektiv policie në kërkim për plagosjen në Sauk

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:12
Foto

Një femër dyshohet se është shkaku i sherrit mes dy të rinjve në zonën e saukut , ngjarje kjo e ndodhur në parkimin e një hoteli. 27-vjeçari Ervis Murati është plagosur nga punonjësi i policisë Ndue Ndoi. I riu është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën,ndërsa efektivi Ndoj vijon të jetë në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës, (28 maj) kur punonjësi i policisë nga Lezha, Ndue Ndoj dhe Ervis Murati një persona të tjerë janë konfliktuar në ambientet e parkimit. Nga burimet mësohet se shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se ka qenë një vajzë.

Nga të dhënat e para mësohet se autori i dyshuar e ka qëlluar 27-vjeçarin me armën e shërbimit në pjesën e barkut dhe është larguar me shpejtësi,i cili ndodhet në kërkim nga blutë e kryeqytetit.

Murati është dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndue Ndoj është punonjës policie i qarkullimit në qytetin e Lezhës, ndërsa në kryeqytet ndiqte një kurs pranë akademisë së sigurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat