Braimllari: Vendi në krizë të thellë, të vendosur t'i shkojmë deri në fund betejës

Shqipëria

Braimllari: Vendi në krizë të thellë, të vendosur t'i shkojmë deri në fund betejës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 20:53
Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha se vendi ndodhet në një krizë të thellë politike. Nga Korça ku LSI zhvilloi një takim formumin rinor të kësaj force politike, Braimllari tha se opozita është e vendosur për t'i shkuar deri në fund betejës.

Endrit Braimllari: Vendi ka hyrë në një krizë të thellë politike. Tanimë kjo krizë është dhe ekonomike, është sociale, ndaj kërkohet një pjesëmarrje masive më 2 qershor kundër varfërisë, kundër papërgjegjshmërisë së këtij kryeministri, kundër një politike arrogante që ka varfëruar gjithmonë e më shumë shqiptarët. Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund betejës sonë, sepse beteja jonë nuk është me një individ, por beteja jonë ka të bëjë me sistemin. Duam të çlirojmë Shqipërinë nga ky sistem antikombëtar që Edi Rama ka ndërtuar, duhet të çlirojmë Shqipërinë nga një sistem që ka varfëruar, nga një sistem që ka shkatërruar të gjithë jetën sociale sot. Sot Shqipëria nuk është më në një sistem demokratik. Sot po tentohet të hyhet në një sistem monist, falë politikës korruptive dhe kriminale të kësaj qeverie. Ndaj kam bindjen maksimale që 2 qershori do të jetë një protestë qëndrestare dhe që qytetarët do ti drejtohen sheshit përpara Kryeministrisë, sepse tanimë nuk bëhet fjalë për një protestë politike, por bëhet fjalë për një protestë të shqiptarëve, një protestë të halleve të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat