“Ah ta kisha edhe njëherë në krahë”, vëllai i Bleona Matës, me lot në sy kujton ditën kur ajo u zhduk

Shqipëria

“Ah ta kisha edhe njëherë në krahë”, vëllai i Bleona Matës, me lot në sy kujton ditën kur ajo u zhduk

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:04
Armend Mata

Vëllai i Bleona Matës, Armendi rikujtoi edhe njëherë momentin e zhdukjes së motrës dhe bëri apel për gjetjen, teksa mbante të veshur bluzën me foton e saj.

"Kur e pashë motrën 16-vjeçe në foto isha shumë i emocionuar sikur e kisha në krah, sikur po bëja detyrat me atë dhe po shkoja në shkollë me atë. Ah ta kisha edhe njëherë në krahët e mia dhe nuk i desha gjë më zotit. Atë ditë kur e morën, Qamilja erdhi dhe e mori në fushë i bleu një çokollata dhe i tha hajde se janë prekur dredhzat (luleshtrydhet) unë nuk dëgjova. Ajo shkoi dhe nuk u kthye më", tha ai në Report Tv.

Ndërsa Bukurie Mata kishte një mesazh për vajzën e saj.

"Për Bleonën jam gati që të jap jetën. I bëj thirrje Bleonës, që të jetë krenare për nënën që ka dhe që ka vëlla Armendin që nuk do të ndalet asnjëherë. Djali çohet cdo mëngjes dhe thotë o Zot ktheje motrën time. Një ditë kam besimin më të madh se do të kthehet në shtëpi. Do të jemi familja më e lumtur që të bashkoja vëlla e motër në shtëpi. Ishalla në këtë muaj të madh të Ramazanit të kemi bashkim të motrës me vëllanë" tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat