Meta: Zgjedhjet pa opozitën janë problematike për Shqipërinë

Shqipëria

Meta: Zgjedhjet pa opozitën janë problematike për Shqipërinë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:21
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është ndalur në krizën politike në Shqipëri, duke deklaruar se një palë zgjedhje pa opozitën në to do të ishte një rast mjaft problematik, një fakt që sipas Kreut të Shtetit e dinë shumë mirë edhe ato fraksione të faktorit ndërkombëtar, që kanë shprehur gadishmërinë për të bërë një ndërmjetësim mes palëve.

I ftuar në intervistë në rtv Dukagjini, Meta theksoi se palët duhet të ulen sa më parë në dialog dhe të mund të gjejnë një zgjidhje. Meta ka “predikuar” sërish që palët kanë nevojë të bëjnë hapa pas që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Jemi në një situatë ku të dyja palët duhet të bëjnë hapa pas dhe të gjejmë rrugën e duhur për të shkuar drejt zgjedhjeve demokratike, sepse kjo është e panegociueshme si kriter bazë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Besoj është bërë e qartë edhe nga përfaqësues ndërkombëtar, sidomos nga drejtues të fraksionit kryesor në Bundestagut të CDU/CSU që, zgjedhjet pa opozitën janë zgjedhje problematike, përsa i takon aspektit demokratik dhe Shqipëria, ka nevojë për stabilitet demokratik”, u shpreh Meta.

Ne lidhje me mundësine e shtyrjes se zgjedhjeve Meta tha:

“Rendi kushtetues i Republikës se Shqipërisë, bazohet mbi pluralizmin politik dhe pluralizmi politik, garantohet vetëm nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Rendi kushtetues i Republikës së Shqipërisë dhe garantimi i tij është çështja më e rëndësishme që të gjithë bashkë duhet të sigurojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat