Shqipëria në udhëkryq, ja reagimi i Gjermanisë për krizën

Shqipëria

Shqipëria në udhëkryq, ja reagimi i Gjermanisë për krizën

Më: 29 maj 2019 Në ora: 00:19
Ambasadorja gjermane në Tiranë

Shqipëria në udhëkryeq, por politika tradicionalisht ka kthyer sytë nga perëndimi në kërkim të një zgjidhje. Ndërsa në fillim të krizës politike në Tiranës, vendet e BE shfaqen një tërheqje ndaj kësaj problematike, ndryshe ndodhi nga përfaqësuesit e tyre në Tiranë.

Ambasadorja gjermane në Tiranë kishte këtë vlerësim për krizën politike, teksa opozita kishte dorëzuar mandatet.

Ambasadorja gjermane: Në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Por mediat gjermane, që zbarkuan dhe panë nga afër situatën në Shqipëri kishin një tjetër qëndrim mbi atë çka po ndodh në vendin tonë. Problematikat ata i panë në zyrën kryeministrore. Prestigjiozja BILD shkruan se vendi ynë qeverisët nga kriminelë dhe gangsterë.

Bild: Kryeministri akuzohet vazhdimisht për lidhje me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë. Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’

Reagimet e forta të Berlinit erdhën vetëm pak ditë më parë nga grupimi më i madh i bundestagut gjerman CDU/CSU. Dialog pa kushte e madje të gatshëm edhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

“Ne jemi edhe më tej të gatshëm që të kontribuojmë për hapjen e një dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën. Por kjo mund të funksionojë vetëm nëse të dyja palët hyjnë në bisedime pa vendosur parakushte. Gjithashtu nuk duhet të përjashtohet asnjë temë. Zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik. Prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsionet , ku hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shembull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale.”

Ndërsa gazetarja e DW në një intervistë për mediat në Tiranë thotë se jo vetëm shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është tabu.

Gazetarja DW: Këtu hyn si shturja e datës së zgjedhjeve siç thuhet në deklaratë, ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit siç dëgjova unë sot nga qarqet e Unionit Kristian Demokrat dhe  Unionit Kristian Social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat