Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë në aktivitetin e qëndrës me presion të ulët atmosefrik  e cila do të ifluencojë  në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë  mot të pa stabilizuar. 

E mërkurë, 29 maj  2019

Moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira të mesatare  rreshje shiu të karakterit lokal në formën e stuhive. Nuk do të mungojnë dhe kthjellimet. Era do të  jetë me drejtim  Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të mbeten pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   11/21°C 

Zonat e  ulëta  16/26°C

Zonat  bregdetare 16/25°C

E mërkurë 29 Maj  2019 

Për ditën e Mërkurë dt 29 Maj 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu  të izoluara. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C  në mëngjes deri në 23°C gradë Celcius në mesditë.

E enjte 30 Maj  2019

Moti do të me me vranësira dhe   rreshje shiu të karakterit lokal në Veriperëndim, ndërsa zona qëndrore dhe jugu i vendit do të jenë me kthjellime dhe vranësira. Nuk do të mungojnë dhe kthjellimet. Era do të  jetë me drejtim  Perëndim (W) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   11/22°C 

Zonat e  ulëta  16/27°C

Zonat  bregdetare 15/26°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat