Hahn: Të çelen negociatat me Shqipërinë, të mbahen premtimet

Shqipëria

Hahn: Të çelen negociatat me Shqipërinë, të mbahen premtimet

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:07
Johannes Hahn

Komisioni Evropian ka paraqitur para Parlamentit Evropian raportet e progresit për shtetet në procesin e zgjerimit, ku përfshihen shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Johannes Hahn edhe kësaj radhe ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn,  duke folur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi se duhet të mbahen premtimet për shtetet që aspirojnë për në BE, kur ato i përmbushin kërkesat.  Fillimisht Hahn ka lexuar progres raportin, duke kërkuar që të kihen parasysh investimet kineze në Ballkan.

“Të kihen parasysh bizneset e Kinës që po rriten në  Ballkan, që edhe në se ofrojnë lehtësi, mund të sjellin probleme. Është me rëndësi që të sigurojmë se çdo aktivitet i huaj në rajon, të përmbushë standardet e BE-së.  Sa i përket vendeve të caktuara, vendet janë përgjigjur strategjisë për Ballkanin. Jam i kënaqur se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë reaguar. Jam i kënaqur për Shqipërinë për reformën në drejtësi dhe në lidhje se si Maqedonia e Veriut zgjidhi çështjen e emrit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat