Balla falënderon eurodeputetët për rekomandimin pozitiv ndaj Shqipërisë

Shqipëria

Balla falënderon eurodeputetët për rekomandimin pozitiv ndaj Shqipërisë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:09
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka falënderuar të gjithë eurodeputetët pasi eurokomisioneri për Zgjerim Për Ballkanin Perëndimor Johanes Hahn tha se Komisioni Europian rekomandon hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Balla reaguar në “Twitter” duke i falënderuar personalisht komisionerët dhe eurodeputetët.

“Ju faleminderit Parlamenti Europian, Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, Johanes Hahn, Davic McAllister, Knut Fleckenstein, Eduard Kukan, Cristian Preda, Kati Piri,  Ivo Vajgl, Dr Charles Tannock dhe kolegë të tjerë të PE për rekomandimin e qartë për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat