Negociatat, Bushati: Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë

Shqipëria

Negociatat, Bushati: Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:16
Ditmir Bushat

Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati e quati lajm të shkëlqyer për Shqipërinë  rekomandimin që Komisioni Evropian dha sot për hapjen e negociatave.

"Një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Komisioni Europian përsërit rekomandimin drejtuar Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë bazuar në progresin e arritur dhe kalendarin e miratuar unanimisht në qershor të vitit 2018 nga Vendet Anëtare.

Miratimi i rekomandimit nga Vendet Anëtare dhe përcaktimi i datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit janë hapi i radhës që do të siguronin besueshmërinë e procesit të zgjerimit", shkruan Bushati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat