"Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për negociatat, ka komente shtesë por jo kushte"

Shqipëria

"Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për negociatat, ka komente shtesë por jo kushte"

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:27
Johannes Hahn Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn vlerësojnë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen e negociatave.

Në konferencën e përbashkët ata kërkuan një vendim sa më të shpejtë nga vendet anëtare, por nuk qartësuan nëse kjo do të shkojë përtej qershorit marrë parasysh kundërshtitë e Francës dhe Holandës, por edhe pamundësinë kohore nga Bundestagu gjerman për të shqyrtuar raportin.

Hahn nënvizoi se në raportin e Komisionit Europian ka komente shtesë por jo kushte për asnjërin prej dy shteteve.

Të dy zyrtarët e lartë europianë në një zë theksuan nevojën që BE ti dërgojë një sinjal pozitiv rajonit.

Gazetari: Po i kthehem pak Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për asyen se jam i paqartë nga aspekti teknik se çfarë do të ndodhë. Pra ne kemi Këshillin e Përgjithshëm në qershor por diplomatët mbrëmë i dëgjova të thoshin se nuk do të kishin mundësi të merrnin vendime jo vetëm për arsye të Francës, Holandës dhe pas atyre gjërave që janë thënë nga këto dy vende për bllokimin, por edhe për Budenstagun i cili do të duhet të japë opinionin e vet vetëm në një seancë të parë që do të bëhet në fillim të qershorit. Kështu që në rast se do të kemi këtë skenar, a prisni vonim të çeljes së negociatave.

Hahn: Nuk mund të parashikoj sa të shpejtë apo të ngadaltë do të jenë ata. Jemi të bindur që duhet të bëhet sa më shpejt që rajonit ti jepet sinjali i duhur, të gjitha përpjekje të mëdha politike respektohen në mënyrë domethënëse që të kalohet në çelje të negociatave që nuk do të jenë të lehta për asnjërën palë. Nuk është sinjal për vende të caktuara por gjithë rajonit, jam i sigurt se shtetet anëtare janë të përgjegjshme për përgjegjësitë që kanë ato.

Mogherini: Rekomandimi që jep Komisioni është çelja e negociatave si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur sepse të dyja këto shtete janë gati. Diskutimet do të ekzistojnë mes shteteve anëtare, a janë ato gati. Por Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gati për çeljen e negociatave për anëtarësim, nuk është anëtarësimi nesër. Fjalët që janë përdorur janë të ndryshme sepse situatat në këto dy vende janë të ndryshme por rekomandimi është shumë i qartë dhe i kthjellët për çeljen e negociatat si me Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut, siç ka qenë dhe vjet.

Hahn: Ka disa komente shtesë por nuk ka kushte të tjera. Rekomandimi është i qartë si drita e diellit që të çelen negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat