Rekomandimi i KE, Rama apel për Bashën/ Soreca: Partitë të lënë mënjanë ndasitë

Shqipëria

Rekomandimi i KE, Rama apel për Bashën/ Soreca: Partitë të lënë mënjanë ndasitë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:57
Edi Rama

Pas raportit të KE, kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se vendimi i Komisionit Evropian për rekomandimin e çeljes së negociatave, nuk është një surprizë, është afirmim i faktit se kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë dhe pikërisht se i kemi bërë me përpikëri, KE, mekanizmi më i besueshëm lidhur me vlerësimin e ecurisë së një vendi, sot ka konfirmuar rekomandimin pozitiv pa kushte për çeljen e negociate për anëtarësim për në BE.

Më tej Rama pati edhe një apel për Lulzim Bashën: “Deri në vendimmarrje është mirë të mendojmë për Shqipërinë jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo për zgjedhjet e radhës, të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, protestash që janë partiake dhe jo popullore”.

Ndërkohë që ambasadori i BE, Luigi Soreca, tha se palët politike duhet të tregojnë vullnet dhe përpjekje të përbashkët, të gjitha partitë të bashkuara dhe të lënë mënjanë ndasitë, të gjitha partitë të angazhohen në dialog per interes te te gjithëve. Unë uroj Ramën dhe qeverinë për arritjet dhe që morën rikonfirmimin për celjen e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat