Rama përgjigjet për shtyrjen e zgjedhjeve, e mbyll konferencën me batuta

Shqipëria

Rama përgjigjet për shtyrjen e zgjedhjeve, e mbyll konferencën me batuta

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:14
Pamje nga konferenca

Në konferencën që u zhvillua sot për mediat pas raport të KE, kreu i qeverisë, në prani të ambasadorit të BE Luigi Soreca, tha se nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar datën e zgjedhjeve.

I pyetur se a do të pranonte propozimin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve me qëllim zgjidhjen e krizës politike, Rama tha se kjo nuk do të ndodhë.

Ai bëri me dije se në 1 qershor do të nisë fushata elektorale dhe se kjo është e pakthyeshme…

Gjatë konferencës Rama nuk ka harruar të bëjë batutë e kësaj here me Komisionin Europian, ku me humor tha se është një “makineri ferri”, duke shkaktuar të qeshura në radhët e gazetar%ve shqiptarë e të huaj.

“Dua të falënderoj sinqerisht Komisionin Europian, që është një makineri ferri që financohet nga taksapaguesit europian për tua nxirë jetën të gjitha këtyre vendeve që janë në këto procese, por nga ana tjetër është lakmuesi me i sigurt për testin e çdo vendi.

Dhe në këtë aspekt dua të falënderoj të gjitha ata që kontribuojnë këtu në Shqipëri, që duke punuar pa orar çdo ditë për të kuptuar deri në fund ecurinë në të gjitha prioritet na japin mundësinë që në të kemi një këndvështrim objektiv të arritjeve tonë.

Kështu që KE është edhe ngushëllimi më i madh  për dhimbjet e shkaktuara në gjithfarë lloj burimesh e kalesh që për arsye të tyre i bien Shqipërisë më qafë më shumë sesa e meriton”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat