Raporti i KE, reagon Gent Cakaj: Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave

Shqipëria

Raporti i KE, reagon Gent Cakaj: Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Pas raportit te KE, ku u rekomanduar hapja e negociatave per Shqipërinë, ka reaguar edhe ministri ne detyre per Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Ne nje postim te bere ne Facebook, ai shprehet tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Postimi i plotë:

“Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë:

Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë ✌

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat