Taulant Balla me gjuhë të ashpër: Ish-deputetët demokratë nën akuzë, grup halabakësh

Shqipëria

Taulant Balla me gjuhë të ashpër: Ish-deputetët demokratë nën akuzë, grup halabakësh

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:21
Taulant Balla

Një grup halabakësh, i cilëson, Taulant Balla, 6 ish-deputetët e PD, të cilët janë nën hetim për dhunë ndaj efektivëve të policisë brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë, më 16 shkurt.

“Në asnjë vend të botës nuk mund të tolerohet që 6 halabakë, të hyjnë në Policinë e Shtetit të dhunojnë punonjësit e policisë dhe madhe të kenë edhe kohë që të dalin në konferenca shtypi dhe të ridhunojnë qoftë Policinë e Shtetit e të dëmtojnë qoftë imazhin e dhunuar të Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Më tej, ai ka edhe një apel, të cilin e jep si qytetar i thjeshtë: “Apeli im si qytetar është se shteti duhet të funksionojë njësoj. Imagjinoni sikur këtë gjë ta bënte një qytetar i thjeshtë do të ishte pas hekurave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat