Rama-Bashës: Të mendojmë për Shqipërinë, mos furnizo skeptikët me gënjeshtra

Shqipëria

Rama-Bashës: Të mendojmë për Shqipërinë, mos furnizo skeptikët me gënjeshtra

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:58
Konferenca per media

Kryeministri Edi Rama i drejtoi sot një apel kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që deri në momentin e vendimmarrjes nga Këshilli Evropian është mirë që të mendojmë për Shqipërinë dhe jo për partinë”.

Rama doli sot në një konferencë për shtyp me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, pas dorëzimit të progres-raportit për Shqipërinë.

“I qëndroj besnik bindjes dhe sjelljes sime që në gjuhë të huaj të mos flas për opozitën dhe kjo në fakt është një konferencë ndërkombëtare. Por një gjë është e sigurt nga raporti dhe këtë e kam apel për Bashën dhe për atë pjesë të opozitës që është rrugëve: Deri në momentin e vendimmarrjes nga Këshilli Europian është mirë që të mendojmë për Shqipërinë dhe jo për partinë; është mirë të mendojmë për gjeneratën tjetër jo për zgjedhjet e radhës; është mirë që të mos furnizojmë ata të cilët mund të jenë të lëkundur apo mund të jenë në kërkim të arsyeve për të thënë ‘Jo”, me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana me protesta që janë partiake dhe nuk janë popullore”, tha Rama.

Kryeministri tha se raporti i Komisionit Evropian do të lexohet me shumë vëmendje dhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, do të paraqesë në qeveri një plan veprimi për të gjithë, lidhur me problematikat që ngrihen në raport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat