Të drejtat e fëmijëve nuk respektohen

Shqipëria

Të drejtat e fëmijëve nuk respektohen

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:13
Foto nga takimi

85% e fëmijëve shprehen se të drejtat e fëmijëve nuk respektohen ose respektohen shumë pak. Një anketë e realizuar në pesë qytete evidenton se varfëria ka një ndikim negativ sa i përket ushtrimit të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve.

Familjet, shkollat apo komunitetet e tjera nuk respektojnë të drejtat e fëmijëve.

Një anketë e realizuar në pesë qytete Tiranë, Durrës, Elbasan, Burrel dhe Peshkopi evidenton se varfëria ka një ndikim negativ sa i përket ushtrimit të të drejtave dhe mirëqenies.

56 përqind e fëmijëve të pyetur mendojnë se përgjegjësi kryesore mban familja.

Kejsi Shehu, Kryetare e Parlamentit Rinor Tiranë: 86% e fëmijëve mendojnë se të drejtat e tyre nuk respektohen ose respektohen në një mënyrë shumë të vogël. Gjetja e dytë është se është 89% e fëmijëve dhe të rinjve në konsideratë, të cilët mendojnë se qeveria bën gati asgjë për të mbrojtur të drejtat e tyre, gjë që është një fakt shqetësues dhe janë tre probleme kryesore. E para dhuna dhe bulizmi në shkolla, e dyta varfëria dhe e treta mungesa e perspektivës.

Raporti i organizuar nga Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve rekomandon rritjen e buxhetit të shtetit në mënyrë që të mbështeten nismat dhe aktivitetet e tyre edukuese, informuese dhe fuqizuese për fëmijët dhe të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat