Ramën e kanë njoftuar se KE do votojë për mos hapjen e negociatave - Bota Sot
Ramën e kanë njoftuar se KE do votojë për mos hapjen e negociatave

Shqipëria

Ramën e kanë njoftuar se KE do votojë për mos hapjen e negociatave

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:49
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka komentuar rekomandimin e KE, tha se vendit nuk do t’i hapen negociatat në qershor.

nga Fieri ku ka zhvilluar takimin e radhës me qytetarët duke i ftuar për protestën e radhës, Basha tha se ky është një ndëshkim për shqiptarët, duek shtuar se i vetmi fajtor, sipas tij, është Edi Rama.

Basha shtoi se sot, kryeministri duhej t’i kishte kërkuar falje shqipatrëve për “gënjeshtrën e një  viti më parë, ku hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave”.

“Ne luftojmë të varrosim fenomenin e shëmtuar të Rilindjes, të kapjes së gjithë pushteteve, luftojmë t’i japim fund trazicionit dhe t’i hapim rrugë Shqipërisë europiane. Ditën e sotme, për të tretën herë radhazi KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ne kemi luftuar cdo ditë për hapjen e negociatave sepse kjo do të rriste kontrollin ndaj qeverie, aq më shumë një bande që e quan veten qeveri. Ne dëshirojmë që negociata të hapen sa më shpejt, por ka tre vite që hapja e negociatave është refuzuar. Vendet anëtare kanë raportet e tyre individuale për vendin. Ata marrin vendimin mbi raportin e institucioneve për gjendjen e në vend.

Rama sot duhet t’i kishte kërkuar falje shqiptarëve për gënjeshtrën e një  viti më parë, ku hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave. T’ia kujtojmë shqiptarëve se shqiptarët paguajnë për shampanjën e Edi Ramës, ja ku jemi sot pas një viti, negociatat nuk janë hapur. Më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë nga vendet anëtare që kanë parë afera të tmerrshme korruptive, si ajo e “Unazës” dhe akoma më keq, asgjësimin e çdo institucioni kushtetues. Vendi pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë.

Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, sic kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian I qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim I pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antievropiane.
Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se cka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin.”, tha Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...