Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama nxjerr bluzën për fushatën

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama nxjerr bluzën për fushatën

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook bluzën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Foton Rama e shoqëron dhe me një pyetje ku fton ndjekësit e tij të komentojnë si i duket bluza.

Një bluzë në ngjyrë vjollcë, me mbishkrimin “PS 30”, ndërsa pyet ndjekësit “si ju duket”, na lë të të kuptojmë se ai, sikurse e ka thënë edhe shumë herë, nuk ka ndërmend të ndryshojë datën e zgjedhjeve.

Ndërkohë edhe në konferencën e përbashkët me ambasadorin Luigi Soreca kryeministri Edi Rama deklaroi se “Ne nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi kushtetutë për të anashkaluar”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat