Raporti për Shqipërinë, Meta: Shpresoj në vendim pozitiv edhe të vendeve anëtare

Shqipëria

Raporti për Shqipërinë, Meta: Shpresoj në vendim pozitiv edhe të vendeve anëtare

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:19
Ilir Meta dhe Luigi Soreca

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ky i fundit shkoi në zyrën e kreut të shtetit shqiptar pak orë pas publikimit të progress-raportit për Shqipërinë, sa i përket negociatave.

Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të Komisionit Europian që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.

Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat