Gent Cakaj: Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm, koha e bashkëpunimit ndërpartiak

Shqipëria

Gent Cakaj: Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm, koha e bashkëpunimit ndërpartiak

Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:33
Gent Cakaj

Pas raportit të KE, ku u rekomandua hapja e negociatave për Shqipërinë, ka reaguar edhe ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

“Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë: Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë”, shkruan Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat