Ndryshimet në ligj, dy vite burg nëse vret ose i keqtrajton kafshët

Shqipëria

Ndryshimet në ligj, dy vite burg nëse vret ose i keqtrajton kafshët

Më: 29 maj 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese votoi pro nismës ligjore të firmosur nga 37.500 zgjedhës për ndryshimin e Kodit Penal ku vrasja e kafshëve shtëpiake, keqtrajtimi, robërimi i tyre, organizimi i ndeshjeve mes kafshëve dhe kryerja e eksperimenteve do të konsiderohet krim.

Dënimet për vrasje të kafshëve shtëpiake mund të shkojnë deri në dy vite, po kaq është dënimi për organizatorët e ndeshjeve me kafshë dhe pronaret e tyre, ndërsa për eksperimentet 3 vite.

Gjithashtu në ndryshimet që do të bëhen në Kodin Penal të gjitha dënimet do të shoqërohen me gjobë deri në 10 mijë dollarë. Tashmë cështja do të kalojë në Komisionin e Ligjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat