Cakaj: Qeveria e Shqipërisë merr përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Shqipëria

Cakaj: Qeveria e Shqipërisë merr përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Më: 29 maj 2019 Në ora: 22:20
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë sot ka vendosur që të marrë përgjegjësi për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Sipas Cakajt ky vendim është pjesë përbërëse e një platformë sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar e të bashkëkombëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, transmeton Indeskonline.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat