Sondazhi i dytë i IPR Marketing: PS forcë e parë politike, por opozita PD-LSI në avantazh

Shqipëria

Sondazhi i dytë i IPR Marketing: PS forcë e parë politike, por opozita PD-LSI në avantazh

Më: 30 maj 2019 Në ora: 08:27
Foto

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ne studion e emisionit "Tempora" komentuan rezultatet Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i "360 gradë" dhe Dritan Hila drejtues i "Arena". 

 Ja orientimi i votës së shqiptarëve  

Tabela 12: Zgjedhjet politike-orientimi i votës 

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, orientimi i votës së shqiptarëve është në krahun e opozitës, PD - LSI. Por si forcë politike orientimi i votës është majtas.   
Konkretisht:  Orientimi i votës në 29 maj për PS është 44.5%, krahasuar me 44% me orientimin e votës në 3 prill. Ndërsa në vitin 2017, për zgjedhjet e përgjithshme orientimi i votës për PS ishte 48.3%.   

Orientimi i votës në 29 maj për PD është 38.5%, me një rënie prej 0.5% nga sondazhi i 3 prillit, ku PD kishte 39%.   

Ndërsa në vitin 2017 orientimi i votës për PD ishte 28.9%. 

Orientimi i votës së shqiptarëve për LSI nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (29 maj) është 13%, me një rënie krahasuar me sondazhin e 3 prillit dhe me sondazhin e  2017 për zgjedhjet e përgjithshme.   

Forca më e re politike, Bindja Demokratike ka arritur të fitojë zemrat e 2 % të shqiptarëve. Po ashtu 2% e shqiptarëve kanë thënë se do votojnë për parti të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat