Aktualisht ministër, Blendi Klosi zbulon punën e tij të parë

Shqipëria

Aktualisht ministër, Blendi Klosi zbulon punën e tij të parë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 09:41
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tregon se angazhimin në politikë e ka nisur në moshën 25-vjeçare.

I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Rudina”, Klosi tregoi se puna e tij e parë ka qenë ekspert IT dhe se politikës i ka hyrë pas ftesës së ish-kryeministrit Fatos Nano.

“Puna ime e parë në Kryeministri ka qenë si Inxhinier i Teknologjisë së Informacionit. Ishte një ftesë e ish-kryeministrit Fatos Nano që më bëri t’i futem politikës.

Ai më ftoi nga departamenti i administratës publike, ku unë isha ekspert IT. Ato vite sapo kishin filluar të vinin kompjuterët në Kryeministri dhe puna e parë ka qenë shtrimi i kabujve të rrjetit të kompjuterëve”, u shpreh Klosi.

Ai shtoi se më pas ka bërë kurse për formimin e stafit të Kryeministrisë për të shkruar në kompjuter.

“Nëse inxhinier je gjithë jetën, politikan je për sa kohë votohesh. Është një profesion që kërkon gjithë kohën të jesh korrekt, një gabim social apo një foto që t’i mund të mos jesh në rregull të nxjerr jashtë”, tha Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat