Cakaj kërkon angazhim për negociatat: Duhet të hapen në qershor

Shqipëria

Cakaj kërkon angazhim për negociatat: Duhet të hapen në qershor

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:08
Gent Cakaj

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj, në një deklaratë për për mediat një ditë pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave pa kushte, tha se Shqipëria ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe ishte një vlerësim i merituar.

E ndërsa vendimarrja tashmë i kalon Këshillit Europian, Cakaj tha se qeveria do të nisë dialogun intensiv me vendet anëtare që vendit ti hapen negociatat në qershor.

Gent Cakaj: Nga sot e tutje, qeveria do të vazhdojë në mënyrë intensive  dialogun politik me vendet anëtare për të bërë realitet atë që është aspiratë historike, për ti mundësuar vendit hapjen e negociatave për anëtarësim. Është interes i dyanshëm që Shqipëria të fillojë menjëherë në qershor hapjen e negociatave për anëtarësim. Jetësimi i këtij ideali të lartë kërkon angazhimin e përulur të secilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat