Dhuna ndaj policëve/ Alibeaj: Të japim fakte, të dalë e vërteta

Shqipëria

Dhuna ndaj policëve/ Alibeaj: Të japim fakte, të dalë e vërteta

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:35
Ish-deputeti Alibeaj

Gjashtë ish-deputetet e PD që u filmuan duke dhunuar efektivët e policisë në komisariat janë thirrur sot në prokurorinë e Tiranës.

Ish-deputeti Alibeaj, tha se akti i përgatitur nga prokurori është tërësisht i pavlerë dhe për këtë ai ka kërkuar të ribëhet edhe njëherë.

“Për të sqaruar juve dhe opinion publik sot në orën e caktuar së bashku me kolegët duhet të paraqiteshim në cilësinë e të pandehurit. Në respekt të ligjit, jo të këtyre njerëzve, e ndjejmë të nevojshme që respekti i ligjit është për të respektuar zyrat e shtetit. Të jenë akte të vlefshme. Ju e morët vesh më përpara që ishim në procedim, ndërkohë që nuk dimë asgjë se çfarë materialesh ka policia. Për të dalë e vërteta ia çova prokurorit kallëzimin penal, janë të gjitha deklarimet.

Jo vetëm kaq, i thashë do gjesh çdo lloj deklarimi, i kërkova që ky akt që është kallëzimi penal i bërë nga ne do të duhet të hetohet. Është detyra jonë të respektojmë ligjin të japim fakte për të dalë e vërteta. Sot shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë, për të shpëtuar vendin të dielën para parlamentit, për të nxjerrë një ditë të mbarë. “-u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat