Progres raporti, Bushati: Pasqyrë për të mos përsëritur gabimet as për tu vetëkënaqur

Shqipëria

Progres raporti, Bushati: Pasqyrë për të mos përsëritur gabimet as për tu vetëkënaqur

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:22
Ditmir Bushati

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vlerëson se raporti i Komisionit Europian është pasqyrë ku të gjithë duhet të shihemi për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës dhe për të mos rënë në kurthin e vetëkënaqësisë.

Raporti konfirmon rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë në rajon si spirancë stabiliteti dhe paqeje. Ofron pasqyrë të qartë të të gjithë arritjeve por dhe rrugë përpara dhe një pasqyrë ku të gjithë duhet të shihemi për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës dhe për të mos rënë në kurthin e vetëkënaqësisë. U ndjeva i trishtuar kur pashë dje reagimet e opozitës për këtë sukses të Shqipërisë. Ato ishin pasqyrë e dëshpërimit. Qeveria në këtë proces ka barrën kryesore dhe duhet të bëjë detyrën por përgjegjësia është e përbashkët, e atyre e neve që jemi në krye të vendit dhe atyre që jani në opozitë, qoftë ajo parlamentare dhe politike. Merita është vetëm e shqiptarëve.

Rrugën e integrimit e quajti test i modernitetit të shoqërisë shqiptare dhe bëri thirrje për mirëkuptim atë që e kërkon shumica e heshtur e shqiparëve.

 " Është koha për mirëkuptim më të madh politik. Unë kam hyrë në politikë në 2009, ditët  kur qeveria Berisha aplikoi për anëtarësimin në BE,  10 vjet më pas nuk ia vlen të bëjmë loja kukafshehti. Ne ende nuk kemi nisur procesin e bsedimeve për anëtarësim por jemi më afër se kurrë këtij realiteti , prandaj nuk duhet ti biem me gurëm sepse penalizojmë Shqipërin, as opozitën dhe as qeverinë. Prandaj shumica e heshtur sot kërkon dialogun dhe mirëkuptimin dhe jo konfrontimin"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat