Koncensionet/ Rama sqaron projektin për dy rrugët në zonat turistike: Ka standard A

Shqipëria

Koncensionet/ Rama sqaron projektin për dy rrugët në zonat turistike: Ka standard A

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:36
Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama, sqaroi sot në Kuvend dy koncesione për rrugët Oikum-Dukat dhe Milot-Balldre, projekte që sipas ish-deputetit Shehaj do t’i kushtojnë shqiptarëve miliona, ndërsa vetë Rama do të fusë në xhep 200 mln euro.

Rama i ka kthyer ditën e sotme përgjigje akuzave lidhur me ndërtimin e dy rrugëve, në kuadër të zhvillimit turistik në vend. Ai tha se këto janë dy projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë turistike.

“Është e paimagjinueshme që km e rrugëve të trajtohen si metra teritali, shet e blen terital dhe ndryshon çmimi sipas madhësisë së kostumit, por për km rrugë duhet të shohin çfarë ka në ato km. Nuk i bihet shkurt e të thuash si ka mundësi për 17 km rrugë kaq shumë para. Dhe ja si ka mundësi, së pari njëherë ne e kemi thënë: sapo të mbyllim rrugët e lëna rrugëve do bëjnë rrugë të standardeve evropiane, të dyja rrugët që do të ndërtohen janë standardi A. Rrugë të tillë kemi vetëm një pjesë të rrugës së Kombit”, u shpreh Rama.

Më tej ai vijoi sqarimin duke u shprehur se, “Rruga Milot-Balldren ka dy tunele, dy ura, atë mbi Drin me 224 metra hapësirë drite dhe mbi Mat me 624 metra mbi hapësirë drite, 6 nyje mbikalime dhe nënkalime, dhe duke qenë rrugë e standardit A do të jenë një rrugë ku nuk do të bashkëjetojnë automjetet me bagetitë dhe ku nuk do të lejohet transformimi i rrugës në korridor mes pishinash, magazinash, trampolinash, varreza makinash e me radhë.

Në atë shumë ka 13 vjet mirëmbajtje, rruga e Kombit kushtoi mbi 1 miliardë dhe nuk ka mbaruar akoma, kërkon para, së dyti nuk përmbush standardin A në gjithë gjatësinë e vet dhe së treti nuk është se garanton atë që ne u detyruam ta bëjmë me vendosjen e pagesës, mirëmbajtjen, ndërsa në këto kontrata kemi mirëmbajtjen për 13 vjet. cdo gjë është në përgjegjësinë e kompanive. E fundit, janë kompanitë që investojnë kapitalin e tyre dhe shteti paguan vit pa viti, nuk janë para që jepen menjëherë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat