Deputetin e mërzit fjalimi i Ramës: S'jemi në mbledhje të PS-së; Kryeministri: Shshsh, më ka zgjedhur populli!

Shqipëria

Deputetin e mërzit fjalimi i Ramës: S'jemi në mbledhje të PS-së; Kryeministri: Shshsh, më ka zgjedhur populli!

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:48
Halit Valteri dhe Edi Rama

Kjo patjetër ishte një seancë e kryeministrit dhe opozitës së re. Njëri pas tjetrit ata patën përballjet e tyre me të.

Halit Valteri i zgjedhur nga lista e PD-së në Tiranë u mërzit nga fjalimi i gjatë i Ramës dhe i kujtoi se nuk është në mbledhje me PS-së por në Kuvend.

Në përgjigje Rama u shpreh: Edhe unë nuk jam në mbledhje me rezervat e PD-së por i dëgjoj me respekt. Të lutem më lër të mbaroj.

Valteri replikon sërish nga vendi por nuk dëgjohet, pas tij edhe Gjuzi.

Rama: Si the, si ishte? Nuk ke ça bën, e di që të duket vetja si në mbledhjen e Partisë Socialiste, por unë kryetar i PS-së jam.

Valteri: Bëje atje.

Rama: Ku ta bëj? Shshsh mos bëj gabime elementare që lidhen me etikën dhe rregulloren. Unë po flas ato që unë mendoj, zotrote kur të vijë radha do të flasësh ato që ti mendon.Nga ana ime nuk do të dëgjosh asnjë shqetësim. Derisa keni ardhur këtu nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin. Ty të ka zgjedhur Luli, mua më ka zgjedhur populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat