Ruçi takon Sorecën: Reforma në drejtësi drejt përfundimit, s’mund të pengohet nga asnjë forcë

Shqipëria

Ruçi takon Sorecën: Reforma në drejtësi drejt përfundimit, s’mund të pengohet nga asnjë forcë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:46
Ruçi takon Sorecën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Bashkimti Europian në Tiranë, në Tiranë, Luigi Soreca, ku ky i fundit ia ka dorëzuar Kreut të Kuvendit, Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2919 me rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë, pa kushte.

Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Kam kënaqësinë që tju dorëzoj raportin, duke rikonfirmuar rekomandimin pozitiv për Këshillin Europian që të çelen negociatat tani dhe pa kushtëzime apo pa kushte. Vendi ka bërë ecuri domethënëse dhe ne besojmë se në këtë raport njihen e vlerësoh en të gjitha këto arritje. Rëeforma në drejtësi dhe rezultatet e saj janë arsyeja kryesore e rekomandimit pozitiv dhe pa kushte për Shqipërinë.”, u shpreh Ambasadori Soreca.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, duke marrë në dorë Raportin e Progresit, falenderoi Ambasadorin Soreca, ndërsa nënvizoi se: “Rekomandimi që bën Komisioni Evropian është i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet politike që ata kanë, pasi është një gjë shumë pozitive që në Shqipëri nuk ka euroskeptikë. Në këtë rast, sigurisht që ky raport vjen menjëherë pasi kanë përfunduar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, rezultati i të cilit është shumë i mirëpritur nga ne, pasi fituan forcat progresiste pro-evropiane. Urojmë dhe shpresojmë shumë që kësaj radhe Këshilli Europian të marr një vendimmarrje. ashtu siç e ka rekomanduar Komisioni Europian”.

Kryetari i Kuvendit Ruçi nënvizoi se reformat integruese janë ndërmarrë nga Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë, jo thjesht se janë rekomanduar nga Komisioni e Këshilli  Europian, por sepse u shërbejnë qytetarëve.

“Reforma në sistemin e drejtësisë është kryereforma jonë. Paketa ligjore e reformës ka përfunduar. Ngritja dhe plotësimi i organeve të reja të qeverisjes së sistemit është drejt përfundimit dhe pritet te realizohet brenda këtij sesioni parlamentar. Ky proces është i pakthyeshëm dhe nuk mund të pengohet nga asnjë forcë apo rrethanë”, tha Ruçi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, vuri në dukje se bashkë me Kryetarin e Kuvendit Ruçi do të vazhdojnë kontaktet me parlamentet e vendeve anëtare poër tu spjeguar në detaje arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe dhe reformat e tjera integruese të vendit.

Në përfundim të takimit, Kryertari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë këtë raport në të gjitha hollësitë dhe do të marrë të gjitha masat që reformat integruese në Shqipëri të vazhdojnë pa u ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat