Vrasja e studentes greke, zbulohen detaje për ngjarjen makabre

Shqipëria

Vrasja e studentes greke, zbulohen detaje për ngjarjen makabre

Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:12
Eleni Tofaloudi

Detaje të reja dalin në dritë për vdekjen e Eleni Tofaloudit në Rodos. Studentja e re e vrarë  brutalisht nga dy të rinjtë ka luftuar shumë për të shpëtuar, por greku dhe shqiptari duket se kishin  vendosur ta vrisnin e ta hidhnin më pas në det. Sipas “Star”, studentja fatkeqe thuhet se pati një vdekje të ngadaltë, të dhimbshme dhe torturuese, e cila u bë me mizori dhe trishtim të veçantë.

Kërcënimi se do t’i denonconte ata, e nxiti edhe më tepër zemërimin e të rinjve. Sipas mediave greke, të rinjtë e  goditën dhe e kërcënuan studenten me thikë dhe më pas e hodhën nga shkëmbi. Sjellja e tyre kriminale është cilësuar si e pazakontë dhe e paparashikueshme.

Natyrisht, në marrjen në pyetje ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për vete, por fajet ia kalojnë njëri tjetrit. Për të gjitha këto arsye, ndalimi i tyre është bërë  në burgun  e Grevenas, pas  gjashtë muajsh nga dita kur u arrestuan të akuzuar për një nga krimet më të shëmtuara në Greqi.

Në raportet e mëparshme të mediave fqinje thuhej se studentja greke është torturuar nga shqiptari, ndërsa ky i fundit siç raportojnë ata, i ka kërkuar studentes greke të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me shokun e tij grek. Ky pretendim është mohuar në mënyrë kategorike nga të rinjtë, të cilët vijojnë të mbahen të mbyllur në lidhje me vrasjen makabre të studentes greke, ndërsa zbardhja e plotë e ngjarjes duket se është ende shumë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat